Një vajzë 23 vjeçare është detyruar që deri në muajin e tetë të shtatzënisë të prostituojë, por shfrytëzimi është bërë edhe disa ditë pas lindjes.
Policia italiane ka goditur një grup shqiptarësh që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit dhe në pranga kanë përfunduar katër persona, një grua shqiptare 33 vjeçare dhe një 31 vjeçar shqiptar, si dhe dy italianë, njëri prej të cilëve bashkëshorti i shqiptare.
Hetimet kanë nisur në shkurt të vitit 2016, kur një 37 vjeçar ka shkuar në komandën Rogerio dhe ka nisur rrëfimin kundër një 33 vjeçare, me të cilën dëshironte të martohej. Ai ka deklaruar se gruaja merrej me shfrytëzim prostitucioni.
Por, një ditë më vonë, burri ka shkuar sërish në polici dhe ka tërhequr deklaratat e bërë duke thënë se akuzat ishin për hakmarrje dhe se kishte vendosur të martohej me gruan për një muaj. Megjithatë, kjo nuk e bindi policinë e cila kishte nisur një hetim të thelluar.
Hetuesit hodhën dritë mbi skena më të tmerrshme se sa mund të mendohej. Një prej vajze, një 23 vjeçare ishte detyruar të shesë trupin e saj edhe pse ishte 8 muajshe shtatzënë dhe pas lindjes, i ishin dhënë vetëm 7 ditë “pushim” dhe kishte nisur aktivitetin e shfrytëzimit kundrejt pagesave.
Gruaja shqiptare e arrestuar në të kaluarën kishte punuar si prostitutë, ndërsa “kishte bërë karrierë” duke u shndërruar në shfrytëzuese, duke ndihmuar në menaxhimin e rrjetit. Burri italian 45 vjeçar gjende apartamentet me qira në zonën e Mucinasso, ku klientët paguanin një qira rreth 500 euro në javë.
Por, burri që bëri denoncimin fillimisht, jo vetëm dinte gjithçka për gruan e tij shqiptare, por ishte pjesë integrale e rrjetit.
Shumë vajza janë me origjinë shqiptare dhe kanë shkuar atje nëpërmjet vizave turistike. Të paktën, 6 vajza janë identifikuar si të shfrytëzuara nga mosha 22 dhe 33 vjeç. Pas tre muajsh, leja skandonte dhe vajzat ktheheshin në Shqipëri.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...