Rishfaqet sërish sëmundja e fruthit.
Një gjimnazist 17-vjeç është shtruar në spital e Beratit ditën e sotme, ndërsa mjekët pohojnë për Report Tv se është i prekur nga fruthi.
Ndërkohë që dyshohet se ka infektuar edhe dy infermiere të pavionit ku kurohej.
Dy infermieret janë me temperaturë, ndërsa priten analizat për të mësuar zyrtarisht nëse janë të prekura nga fruthi.
Në muajt e fundit ka pasur disa persona të prekur nga fruthi në Berat, por jo vetëm. Në fillim të vitit Ministria e Shëndetësisë mori një plan masash për parandalimin e fruthit, por duket se është rikthyer sërish.
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert