Google ADS

“Shëtitore 3 km të gjatë deri në Radhimë”, Leli jep detaje për Lungomaren: Do prishet çdo objekt pa leje

15:36 | 4 Tetor 2019
Arbresh.info

Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ndau detaje rreth projektit në vlerë 4 milionë euro për ndërtimin e një shëtitore përgjatë 3 km vijë bregdetare.

Pas përplasjeve të shënuara në Radhimë ku banorët kundërshtonin aksionin e IKMT, kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ndau detaje lidhur me projektin në vlerë 4 milionë euro për ndërtimin e një shëtitore përgjatë 3 km vijë bregdetare, nga zona e tunelit në ujë të ftohtë deri në afërsi të Radhimës dhe që synon kthimin e hapësirave publike.

Leli konfirmoi vijimin e aksionit per prishjen e te gjitha objekteve pa leje, ndërsa shoi zërat për selektime në prishje, duke sqaruar se bëhet fjalë për vonesa që lidhen me dokumentacionin që zotërojnë këto objekte.

Sipas projektit, nga zona ku përfundon Lungomare deri në afërsi të tunelit, me një gjatësi 1.3 km, janë parashikuar të ndërtohen pishinë olimpike me ujë deti, pishinë për fëmijë dhe mbi të gjitha t’i jepet zgjidhje problematikë s së parkimeve, duke ndërtuar afër zonë s së ujit të ftohte një parkim nëntokësor, me dy kate dhe me hapësirë 160 vende./bw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme