Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri ka arrestuar 4 punonjës policie dhe 4 shtetas, 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim lidhur me konfliktin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Përmes një njoftimi bëhet me dije se nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Punonjësit e policisë: Alvaro Sulejmani, Inklid Sulejmani, Mihal Sulejmani, Ergis Sulejmani. Gjithashtu u vunë në pranga shtetasit: Kejvi Sulejmani, Shemsho Sulejmani, Delars Duka dhe Kejvi Sulejmani.
U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit Enea dhe Albion Nexhipi.
Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit Igli Duka dhe Beqir Çoçka.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 telefona celularë.
“Në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit”, sqaron AMP. /euronews.al
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë ‘astronomik...