Google ADS

Sherr për pronën, kushërinjtë përfundojnë në polici

10:46 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

6 persona të të njëjtit fis kanë përfunduar në komisariatin e policisë së Librazhdit.
Siç njoftojnë forcat blu shkak është bërë një pronë.

Njoftimi

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• A.A., 21 vjeç, banues në Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi ka goditur me sende të forta, shtetasin Sh.A., 50 vjeç. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.A., M.A., D.A., Sh.A., banues në Librazhd, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje e kryer në bashkëpunim”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme