Sherr për kullotat, çobani godet me sëpatë 18-vjeçarin për t’i këputur dorën

12:36 | 17 Shtator 2017
Arbresh.info

Sherri për kullotat ndërmjet çobanit Bako Zenelaj, 41 vjeç nga Velça e Vlorës me një 18-vjeçar ka degjeneruar në dhunë: Zenelaj e ka qëlluar me sëpatë të riun dhe e ka plagosur keq në dorë.

Pasi ka parë që e goditi, ai e ka lënë të mbytur në gjak dhe është larguar, por jo shumë, sepse Policia e Vlorës i ka vënë prangat Bako Zenelajt.

Arrestimi i tij ndodhi në fshatin Ramicë.

18-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme