Google ADS

Sherr për hapësirën në bregdet, një person qëllohet pas koke me lopatë në Kune

15:41 | 26 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Një incident ka ndodhur të dielën në Kune. Bëhet e ditur se pas një konflikti të çastit për motive pronësie një qytetar me iniciale P.D. ka goditur me lopatë një person tjetër.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, bëhet e ditur se grupi hetimor po vijon shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt, dhe marrjen e deklarimeve. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme