Google ADS

Sherr në Tiranë, qëllohet me armë dhe sende të forta, dy të plagosur transportohen me urgjencë në spital

22:12 | 20 Mars 2022
A. B.

Një sherr ka ndodhur mes dy personave ditën e sotme në zonën e “Kombinatit” në Tiranë.

Policia bën me dije se janë konfliktuar Edison Gashi (43 vjeç) dhe Arjan Shtëmbari (60 vjeç), ku ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e goditjeve me sende të forta, të dy janë dërguar në spital, ku po marrin trajtimin mjekësor. Aktualisht policia ka shoqeruar dhe tre persona që dyshohet se kanë qenë prezent.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç.

Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme