Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua disa herë me thikë nga dy persona të tjerë brenda një Fast-Food në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Myslym Shyri”.
Sipas informacioneve nga policia, dy persona të quajtur Reis Osmërija 21 vjeç dhe Alban Gaçi 27 vjeç, kishin hyrë në ambientet e këtij Fast-Foodi dhe për motive të dobëta u konfliktuan me 23-vjeçarin me iniciale R.Sh., duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme./tvklan
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...