Një sherr për motive të dobëta mbrëmjen e së dielës ka përfunduar me lëndimin e një personi në qytetin e Korçës.
Policia thotë se këta persona fillimisht janë konfliktuar verbalisht, ndërsa njëri prej tyre ka goditur me sende të forta në kokë 55-vjeçarin duke i shkaktuar fraktura dhe çarje.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në komisariat.
Sakaq, 55-vjeçari ka marrë lëndime të thella në kokë dhe për pasojë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al
Ministria e Bujqësisë konfirmon gripin e shpendëve në Vlorë,...
OKB publikon raportin alarmant: Irani ka ekzekutuar të paktë...
Kapiteni i javës, Leo i ndan punët e shtëpisë për banorët
Vdes në moshën 96-vjeçare ish lideri i ekstremit të djathtë ...
Man City mund të bjerë nga kategoria nëse shpallet fajtor në...
Ilir Meta mbahet tre orë përballë prokurorit, zbulohet çfarë...