Sherr mes tifozëve të Tiranës dhe Zrinjskit, disa të arrestuar

22:56 | 19 Korrik 2022
E.H

Incidente të rënda kanë ndodhur pas ndeshjes mes Tiranës dhe Zrinjskit në “Air Albania.

Tifozët janë përplasur me njëri tjetrin si dhe me policinë që ka ndërhyrë për të shuar konfliktimin.

Tifozët kanë përdorur sende të forta dhe karrige kundër njëri tjetrit dhe kundër policisë, duke lënë edhe të plagosur lehtë.

Është dashur ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e tifozëve. /abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme