Sherr mes shqiptarëve dhe italianëve në burg, një në gjendje të rëndë

18:59 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Pesë të burgosur mbetën të plagosur në një sherr që shpërtheu mes të burgosurve shqiptarë dhe italianë në burgun e “Sant’Angelo dei Lombardi” (Avellino).

Njoftimi është bërë nga autoritet italiane të burgjeve, që shtuan se një nga personat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa përcaktuar kombësinë e tij. Identitetet e personave të plagosur gjithashtu nuk bëhen me dije nga autoritet italiane dhe as mediat lokale.

Ndërhyrja e personelit të policisë së burgut arriti të shmangte një tragjedi të mundshme shkruajnë mediat italiane./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme