Një konflikt i çastit mes disa personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prejt tyre, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.S., 32-vjeç, i cili u dëmtuar me sende të forta gjatë një konflikti të çastit.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar edhe me armë zjarri në ajër e më pas është larguar.
Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, si dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
“Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë