Sherr mes adoleshentëve në Durrës, plagoset me thikë një 15-vjeçar

09:22 | 4 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Durrës – Një sherr mes dy adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Durrës.

Sipas policisë rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës,  A. Ç., 15 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me thikë, në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme