Një sherr për motive të dobëta mes të miturve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 1 të qytetit, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjencisë së Autobusëve.
Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke e goditur tjetrin në bark.
Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore. Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore të policisë dhe prokurorisë për ngjarjen.
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli