Sherr me thikë në Shijak, plagoset i riu

18:08 | 17 Shkurt 2023
K.B

Një i ri është plagosur me thikë pasditen e sotme në Shijak. Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Burime të ABC News bëjnë me dije se i riu është plagosur në shpatull, ndërsa goditjen e ka marrë në pjesën mbrapa. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme