Google ADS

Sherr me thika në Tiranë, plagoset tranvestiti Anxhela

22:46 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Një plagosje me thika ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku si pasojë është plagosur tranvestiti që njihet me emrin Anxhela. Gjithçka ka ndodhur në orët e vona të ditës së diel në rrugën “Xhorxh Bush”, ku emri i vërtetë i Anxhelës është Fatjon Hoxha dhe se ka marrë dy goditje me thikë.

Personi i dyshuar për plagosje besohet se është një 30-vjeçar, për kapjen e të cilit është angazhuar policia.

Tranvestiti është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet në rrezik për jetën. Forcat policore gjithashtu janë duke hetuar gjithashtu edhe në lidhje me faktin se si ka ndodhur plagosja në fjalë. Anxhela ka tentuar disa herë vetëvrasjen, shkruan shekulli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme