Google ADS

Sherr me thika në Elbasan, plagoset një i ri

20:10 | 9 Qershor 2022
E.H

Mësohet se disa të rinj janë konfliktuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Elbasanit, ku kanë përdorur edhe armë të ftohta.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti dhe nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur i plagosur një i ri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur identifikimin dhe kapjen e autorëve./A2CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme