Një person ka mbetur i plagosur të mërkurën si pasojë e një konflikti në lagjen nr.4 të qytetit të Pogradecit.
Konflikti ka ndodhur për motive banale, ndërsa dy personat e konfliktuar kanë qenë në gjendje të dehur.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, personi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë së Pogradecit.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërkohë që momentalisht i shoqëruari në polici nuk është në gjendje të flasë, pasi është ende nën efektin e alkoolit./shekulli/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje