Këtë të dielë në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ishte një rast i veçantë. Graniti ka sjellë përballë tij të atin, Azbiun, pasi ky i fundit e ka ndarë atë duke i dhënë vetëm një dhomë.
Problemi i Granitit është se nuk ka ku të kalojë për të dalë jashtë shtëpisë. Si ka nisur ky konflikt, sa persona janë përfshirë, dhe a do munden at e bir të gjëjnë një zgjidhje?
“S’ka dhomë po tëdojë të dalë mbrapa, le të dalë nga dritarja. Kam dhe unë dy fëmijët e tjerë, një djalë dhe një vajzë. Ndërkohë që ky më akuzon se kam shitur tokën”, tha Azbiu.
Zonja Eni Çobani, tha se Graniti nuk ka dashur ta sjellë situatën deri këtu, por Azbiu nuk pranon një zgjidhje.
Por, Graniti pretendon se është babai i tij, ai që ka shitur tokën, ndërsa Azbiu, thotë se është xhaxhai i tij ai që e ka shitur. Kjo ka bërë që mes tyre të këtë një konflikt të ashpër.
“Kur djemtë dhe vajzat sjellin prindërit është e çuditshme, por në fakt këto janë probleme të çdo familje në mënyrën dhe formën sesi vinë”, tha juristja Eni Çobani.
“Kam ardhur këtu se jam vet i katërt dhe rri në një dhomë dhe ky zotëria ka shitur tokën”, tha Graniti.
Në 1 Gusht të vitit 1991 sipas ligjit për ndarjen e tokave, Graniti ka qenë anëtar i familjes bujqësore, kështu që ai është përfitues i tokës, por ai nuk ka marrë tokë, pasi babai i tij nuk e ka ndarë. Por, Azbiu tha se ai ka tokë, por të vetmin problem e ka te shtëpia e tij. Nëse ka marrë Azbiu tokë, i bie të ketë dhe zonja e tij si dhe djali, Granit, pasi kanë qenë anëtarë të familjes bujqësore.
Lidhur me problemin e shtëpisë, juristja Eni Çobani e pyeti Azbiun se nga del djali, dhe pse e ka problem që të dali nga e njëjta shtëpi. “Djali del tek unë dhe nuk e le se kam dhe fëmijët e tjerë, kam miq të tjerë që do vinë në shtëpi. Nuk ka punë tek unë”.
Akti i marrjes së tokës është në emër të zotit Ramazan Sina. Ndarja e tokës është bërë në mirëbesim të një pasurie të përbashkët, edhe pse ka qenë në emër të zotit Ramazan Sina (babai i Azbiut). Në pasurinë e Ramazanit janë të gjithë fëmijët pjesëtarë të trashëgimisë.
Juristja Çobani, tha se ka dy certifikata familjare, ku është Ramazan Sina, Shahe Sina dhe Fatmir Sina. Por, Azbiu ka një tjetër certifikatë ku është Azbi, Xhemile dhe Granit Sina.
Duke qenë se është në certifikate tjetër, duhet të kishin pronën e ndarë. Sot, Azbiu i kërkon tokë vëllait të tij, Fatmir Sina. Akti i marrjes së tokës është në emër të Ramazan Sinës dhe është firmosur nga Haxhi Hoxha.
Azbiu tha se tokën e kanë ndarë në vitin 1993 kur ishte babai gjallë, por jo me dokumenta. “Më tha babai se unë do kisha 4 dynym tokë, me gojë, por jo me dokumenta”.
Pasuria është ndarë në mirëbesim, edhe pse ka qenë në emër të zotit Ramazan Sina, në të vërtetë toka duhej të ndahej në emër të 7 personave në mënyrë që gjithsecili të merrte tokën e tyre. Azbiu tha se foli më vëllain e tij Fatmirin në vitin 2013 dhe vendosën se do e ndanin tokën. Por kur e ndanë tokën, Graniti i cili është bashkëpronar, nuk ka qënë i pranishëm.
Haxhi Hoxha telefonoi në studio.
Eni Çobani: Keni qenë ndonjëherë kryetar i ndarjes së tokës?
Haxhi Hoxha :Kam qenë në 1991.
Eni Çobani: Si është e mundur që zoti Azbi figuron me certifikatë familjare më vete dhe ju e keni konsideruar si familjar të Ramazan Sinës?
Haxhi Hoxha :Nuk mbaj mend, ne kemi punuar sipas certifikatave që na ka sjellë gjendja civile. Nuk mbaj mend sa ka marrë njëri, sa ka marrë tjetri. Po bën 28 vite nuk e mbaj mend. Erdhi komisioni tjetër, i kadastrës së rrethit dhe e verifikoi. Nuk di gjë, kemi ecur pas listës.
Situata e tyre prej 28 vitesh është shumë e komplikuar, pasi dhe toka ka qenë në emër të zotit Ramazan Sina dhe duhej ndarë në emër të gjithë bashkëpronarëve.
Fatmiri, vëllai i Azbiut, telefonon në studio. I pyetur nga zonja Eni Çobani nëse ka certifikatë, Fatmiri tha se disponon 4.
“Po kam 4 certifikata që i kam marrë. Unë kam marrë vetëm pjesën që më takon dhe një të shtëpisë që e ka pasur babai. Ai ka tokën që ka përfituar. Kam tokën dhe shtëpinë. Kam dy firmat e motrave një të vëllait dhe një të nënës. Tani pjesën tjetër i takon Azbiut. I kam marrë me firma dhe i kam bërë para noterit”.
I pyetur nga Eni Çobani se si është bërë pjesëtim i pasurisë, Fatmir tha se kanë firmosur të gjithë.
“Unë kam marrë certifikatën e trungut familjar të ’91, Azbiu ka qenë me Xhemilen dhe Granitin dhe kanë pas marrë një tokë dhe nuk e ka përfituar, Ai nuk ka certifikatë të 91 me 4 veta, por me 3 veta, pasi një djalë ka vdekur. Unë kam marrë 15 % të tokës, i ka ndarë hipoteka”.
Por, Fatmiri tha se nuk merret më me Azbiun, pasi e ka lutur dhe nuk ka ardhur. Gjithashtu Fatmiri tha se është i gatshëm që zonja Eni Çobanit që mund ti marrë kur të dojë letrat.
Graniti i kërkoi babait të tij që të gjejë zgjidhjen e shtëpisë në mënyrë që të kalojë në koridorin e përbashkët, por Azbiu nuk pranoi asnjë marrëveshje.
Pas gjithë seancës së ndërmjetësimit Azbiu nuk pranoi të gjente një zgjidhje me djalin e tij dhe juristja Eni Çobani i premtoi Granitit se do të veprojë me shpejtësi që të gjejë zgjidhje për problemin e tij.
“Të premtoj që shumë shpejt do marr një takim me Fatmirin, do siguroj dokumentacionin ligjor dhe nëse është ashtu siç thotë Fatmiri që ka ngelur vetëm për pjesëtimin ai është shumë i thjeshtë dhe bëhet shumë shpejt. Azbi nuk e di se çdo të ngelet ty shpirtërisht nesër, pas kësaj seancë, kur nuk i le djalit një portë, e jo më pasuri? Pasurinë do ja jap unë, dhe portën do ja hap unë”, tha Eni Çobani. /tvklan.al
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...