Sherr jashtë klubit të natës, ekzekutohet shqiptari në Itali

10:55 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një sherri me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes.

Mësohet se i vdekur ka mbetur një 24 vjeçar shqiptar , identiteti I të cilit ende nuk bëhet i ditur.

I riu vdiq në spitalin e Desio, pasi kishte shkuar aty me plagë të një arme zjarri.

Sipas te dhenave paraprake, ai ishte bere pjese e një sherri dhe ishte qelluar rreth ores dy të mëngjesit jashtë një lokali në Brianza.

Hetimet kane nisur menjehere. Ishte nje tjeter shqiptar ai i cili e kishte derguar ne spital 24-vjeçarin pas ngjarjes.

Sipas dëshmisë së shokut te tij shqiptar, sulmi ndodhi kur ata ishin në makinë, pranë një klubi nate në Brianza, e nje tjeter automjet iu afrua dhe shoferi qelloi mbi 24-vjecarin e me pas iku me vrap.

Mediat italiane raportojnë se policia nuk ka ende një pistë hetimi, por dyshimet janë se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme