Shërohen edhe dy persona të tjerë nga koronavirusi

15:03 | 23 Mars 2020
L G

Dy ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm numrin e të prekurve me koronavirus në vendin. Në 48 orë kanë ndërruar jetë 2 persona dhe janë prekur 27.

Ky është një bilanc i rëndë për vendin edhe pse pritej që kjo javë të ishte e rëndë sipas shembullit të vendeve të tjera, në të cilat virusi ka shpërthyer dy tre javë pas konstatimit të rasteve të para.

Megjithatë, krahas lajmeve të këqija, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi edhe se gjatë 24 orëvë të fundit janë shëruar edhe dy persona të tjerë duke e çuar në pesë numrin total të të prekurve.

Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste./albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme