Sëmundja ‘Ethet e minjve’ ka shkaktuar viktimën e parë në Shqipëri.
Një 32-vjeçar nga Erseka nuk ka arritur t’i mbijetojë virusit, ndërkohë që shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo tha për RTV Ora se këtë vit në spital janë paraqitur 2 raste.
Sipas mjekes, sëmundja transmetohet nga kontaminimi i ushqimit me miun e kuq që ndeshet në zonat malore.
“Ne mund të sëmuremi nga ethet e minjve nëpërmjet marrjes së leptospirës, e cila merret nga çdo lloj miu dhe ethja tjetër që është ethja e marrë nga minjtë që janë brejtës me ngjyrë të kuqe. Njeriu infektohet nëpërmjet kontaktit të ushqimit që është infektuar nga këta lloj brejtësish”, tha Çomo.
Të prekurit shfaqin temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe muskujsh, ndërsa mjekja Najada Çomo i bëri apel qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë prej këtyre simptomave.
“Simptomat kryesore janë temperatura e larte, dhimbja e kokës, e muskujve dhe e artikulacioneve shoqëruar me gjakderdhje”, tha ajo.
Qytetarët që jetojnë në zonat urbane, sipas Çomos nuk janë të rrezikuar nga kjo sëmundje, ndërsa kujdes duhet të shfaqin ata që frekuentojnë zonat malore në të gjithë vendin.
Ethet e minjve janë shfaqur për herë të parë në vendin tonë në vitin 1984, teksa çdo vit gjatë stinës së verës ekziston rreziku i përhapjes për shkak se thatësira dhe temperaturat e larta nxisin lëvizjen e brejtësve të kuq. këtë muaj ethet e minjve janë shfaqur edhe në Kosovë ku kanë shkaktuar vdekjen e një 21-vjeçari të prekur në zonat malore.
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...