Një taksist nga Tepelena humbi betejën me Covid-19.
Refat Çela, i moshës 60 vjeç kishte shfaqur shenja të Covid, gati 10 ditë më parë dhe kishte 5 ditë që ishte shtruar me urgjencë në Infektiv të Tiranës. Mësohet se ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit.
Dita e djeshme shënoi rekord në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. U shënuan 5 viktima dhe 154 raste të reja me Covid-19.
Shqetësuese mbetet edhe situata e të shtruarve në spital.
Aktualisht në spitalin infektiv dhe atë ‘Shefqet Ndroqi’, ndodhen të shtruar 114 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive.
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero