Ka ndërruar jetë në spital një grua e infektuar nga koronavirusi COVID-19, duke e çuar në 6 numrin e viktimave në Shqipëri.
Viktima është një paciente 71-vjeçare nga Tirana, thotë Ministria e Shëndetësisë, e shtruar në Spitalin Infektiv në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar.
71-vjeçarja vuante edhe nga hipertensioni, dhe sëmundja e koronavirusit rëndoi gjendjen e saj shëndetësore.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në Spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë“, njofton Ministria e Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, thuhet në njoftimin zyrtar./tvklan.al
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA