Këtë vit do janë mbushur 73 vite i masakrave greke ndaj popullit shqiptar në Çamëri.
Për këtë përvjetor do të ketë aktivitete të cilat do të sjellin në kujtesë këtë ngjarje të rëndë për shqiptarët në këtë rajon. Për këtë Shoqata”Çamëria”, ka organizuar këtë vit në Kosovë aktivitet, akademi përkujtimore dhe ekspozitë.
Mustafë Haziri, nga Shoqata”Çamëria”, tha se çështja çame tani është problem ndërkombëtar. “Kjo çështje është futur në rend dite në organizmat ndërkombëtare. Në aspektin shkencor po organizohen aktivitet të ndryshme”, tha ai.
Haziri tha se është momenti i fundit që institucionet në Shqipëri dhe Kosovë të angazgohen më shumë për Çamërinë. “Politika shqiptare duet të jetë avokate ndaj kësaj çështje”,t ha ai.
Kurse Arta Rexha, tha se të rinjtë po involvohen në aktivitetet ndaj Çamërisë. “Këtë vit po fillojmë përgatitje për organizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me kombin e atdheun”, tha ajo.
Sipas saj të rinjtë po sjellin ide për atdhedashuri dhe secili po jep kontributin e vet.
Për këtë përvjetor sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë , do të përkujtohen masakrat greke mbi popullatën çame.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?