Në Shëngjin janë prishur 18 objekte pa leje ndërsa në Tale janë prishur 17 ndërtesa.
Pronaret e bizneseve kundërshtuan prishjen e objekteve duke pretenduar se operonin me leje.
Sot në Shëngjin kanë mbetur rrënojat të cilat për sezonin turistik janë mjaft të shëmtuara.
Myrteza Katroshi është pushues ne Shëngjin dhe ai sot po pastron pasi nuk i duket aspak normale situata e krijuar. Ndërhyrja tregon ai duhet te ishte bërë ne periudhën e dimrit pasi ne këto momente dëmtohet rëndë turizmi ne këtë zonë
Edhe për Afrim Krasniqin nga Kosova ndërhyrja e IKMT në këtë periudhë ishte aspak e përshtatshme pasi largon turizmin
Kundër ndërhyrjes ne këtë periudhë ka qenë edhe kryebashkiaku i Lezhës i cili replikoi me ministrin mbi këtë çështje dhe dëmtimin qe i shkakton Shëngjinit ndërhyrja e IKMT.
Një ditë pas kësaj ndërhyrje nga IKMT ne Shëngjin janë rrënojat dhe inertet e objekteve te shembura përgjatë brezit ranor./TCH
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...