“Duke nxjerrë peshkun dje, i rrëshqiti këmba dhe ra poshtë”.
Ky është rrëfimi i një peshkatari për ngjarjen e një kolegut të tij një ditë më parë, në Shëngjin.
Moli, ku peshkatarët e Shëngjinit ankorojnë çdo ditë varkat e tyre, është në gjendje të mjerueshme.
Peshkatarët e Shëngjinit janë më të rrezikuar në breg, sesa në det.
“Nuk ke ku e shkarkon peshkun, vjen anija në port dhe duhen rreth 10 punëtorë për ta nxjerrë peshkun nga deti deri në fund të urës. Në dy-tre raste janë rrëzuar njerëz, duke përfunduar edhe në Urgjencë”, tha një peshkatar.
“Ky mol është mjaft i rrezikshëm për peshkatarët, a nuk e shihni sesa vrima ka?”, tha një tjetër.
Në molin e Shëngjinit, prej shumë vitesh nuk është bërë asnjë investim. Dërrasat e kalbura dhe struktura metalike nuk dihet edhe për sa kohë do të mbajnë.
Kiara vendos emrin e Luizit në tabelat e veturës
Sallahu: KQZ shkeli ligjin me ndarjen e numrit për Listën Se...
I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Llanaj izolohet sërish ...
Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma...
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren