Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë, në vijën bregdetare.
Deri më tani është shembur vetëm 1 objekt nga 27, ndërsa edhe në ditën e dytë, policia dhe IKMT hasën kundërshtinë e pronarëve.
E pranishme ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila thotë se nuk ka asnjë njoftim për prishjen e objekteve dhe ky aksion duhej bërë para sezonit turistik.
“IKMT-ja ka qenë tre javët e kaluara përditë në Velipojë. A ka mundësi të ndaloni, kur të keni urdhrin për prishje do vini ta prishni dhe ne ta shohim. Nuk jemi kundër ligjeve të shtetit, përkundrazi, por duhet ta shohim me transparencë, ta bëjmë me rregull. Do ua shohim letrat të gjithëve. Ajo që unë i kam thënë ministrit është që policia duhet të veprojë dhe nëse në pandemi nuk na lejohej që të lëviznim, Policia e Shtetit ka lejuar që të lëvizin njerëz në plazh, në parregullsi dhe këtë nuk mund t’ia hedhin Bashkisë Shkodër, sepse kryetarja e Bashkisë Shkodër nuk mund të përfundojë në burg sepse policia është e inkriminuar, këtë nuk ia lejoj askujt. Dhe ky është diskutimi që unë kam bërë me zotin Sandër Lleshaj në Velipojë. Unë kam patur një ankesë te ministri Lleshaj që gjatë pandemisë ka lejuar të ndërtohet dhe ky ka qenë shqetësimi. Ajo që i kam thënë është kjo; po e përsëris për të tretën herë: ne kemi objekte të ndërtuara rishtazi, të ndërtuara para 10 viteve, 3 viteve, 4, 5… të gjitha janë objekte njësoj, ne kemi nevojë për një vendimmarrje njësoj dhe në qoftë se vendoset për t’u prishur, kërkesa jonë është që të paktën të kalohet sezoni turistik he të mund ta bëjmë atë në shtator”, u shpreh Ademi./TCH
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...