Shembja e urës shekullore të Orgockës në Kolonjë, si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit ka bërë që ky monument kulture të humbasë përfundimisht.
Ura, e cila daton në fund të shekullit të 17 ishte shembur pjesërisht para viteve ‘90, por dy ditë më parë edhe pjesa e mbetur është marrë nga rrjedha e lumit. Ndërtimi sipas të dhënave i përket periudhës osmane e përveçse një monument kulture i kategorisë së parë shërbente edhe për lidhjen e disa fshatrave në zonë.
“Është shembur totalisht. Për fat të keq është e parikuperueshme vlera e harkut të shembur sepse është një gjatësi prej 17 metrash dhe një mënyrë zgjidhje shumë interesante, nga më të mirat e kohës. Për fat të keq, rindërtimi, por edhe restaurimi i saj do të kushtonte një vlerë shumë të madhe edhe në gjendjen që ajo ishte”, u shpreh Gjergji Koki, drejtor i monumenteve të kulturës.
Pas shembjes së kësaj ure për instancat mbetet domosdoshmëri rindërtimi i saj në aspektin funksional pasi ajo shërben për të lidhur disa fshatra dhe është e vetmja mundësi kalimi për banorët./Top Channel
Shukri Buja lirohet nga të gjitha akuzat në Hagë
Sejdiu: Tottenham ka avantazh të lehtë ndaj Galatasaray
Biden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetit
Dafina Zeqiri me bashkëpunim të ri, projekti muzikor titullo...
Edhe PDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik...
Gjesti ia shpreh Xhenetës një dëshirë të çuditshme