Në Fier dhe Vlorë vazhdojnë operacionet për të përballuar situatën e krijuar nga moti i keq dhe dalja e Vjosës nga shtrati.
Përveç zonave në Vlorë, prurjet e lumit kanë përmbytur totalisht 2 fshatrat e Fierit, Darzezë dhe Povelcë, të Njësisë Administrative Dërmenas.
Ndërkohë raportohet se është prishur edhe ura që të lidh me fshatin Darzezë, duke lënë të izoluar banorët dhe një pjesë të forcave ushtarake, që janë atje për t’u ardhur në ndihmë.
Aktualisht situata vijon të përkeqësohet, për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Vjosa, ndërsa pompat e hidrovoreve të Darzezës dhe Semanit janë duke punuar me kapacitet të plotë, shkruan Top Chanel.
Në këtë zonë po operojnë edhe Forcat e Armatosura, bashkë me një ekip Emergjence të ardhur nga Kosova, të cilët po përpiqen t’ju vijnë në ndihmë të përmbyturve.
Edhe Memaliaj është prekur nga moti i keq, teksa raportohet se një helikopter i Forcave të Armatosura i ka ardhur në ndihmë një shtetasi të sëmurë, i mbetur i izoluar në fshatin Gilavë.
Edhe Bulqiza është prekur nga reshjet e shumta të shiut, ndërsa prurjet e mëdha të Drinit po rrezikojnë dëmtimin e argjinaturës pranë fshatit Gjoricë.
Pritet ndërhyrja e ushtrisë gjatë ditës së sotme, për të përforcuar argjinaturën e lumit, në këtë fshat, e dëmtuar nga reshjet e shumta të natës së kaluar dhe që rrezikon daljen e Drinit nga shtrati./TopChannel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...