Shembja e struktures se kateve shtese te nje pallati tek Shkembi i Kavajes, rrezikoi jeten e banoreve, por fatmiresisht nuk pati deme. Ndertimet e shteses ishin pezulluar kohe me pare, per shkak se nuk kishin leje ndertimi.
Struktura e tre kateve shtese te nje pallati ne ndertim tek “Shkëmbi i Kavajës” u shemb.
Sic e shikoni dhe ne pamje, behet fjale per shtesen e nje pallati 24 katesh.
Banoret qe pane skenen u perfshine ne panik, duke dyshuar se po rrezohej i gjithe objekti.
Sipas policise se Durresit, tre katet e fundit ishin me konstruksione metalike te paperfunduara punimet, pasi nuk dipsononin leje ndertimi.
Objekti aq i larte i kishte rene ne sy cdo vizitori a turisti si nje objekt gjigand i frikeshme tek Shkembi i Kavajes.
Godina u ndërtua fillimisht 20 kate. Para 2 vitesh, Enver Shala, pronari që ndërmori ndërtimin e pallatit vendosi të ndërtojë edhe kate të tjera plus.
Por institucionet përkatëse vendosën bllokimin e godinës, per mungese te lejes.
Ky objekt i perket biznesmenit të njohur Enver Shala, i cili ka në bregdetin e Durrësit edhe një pallat tjetër 30-katësh.
Dy vite me pare Shala si dhe nje zyrtar i INUV u arrestuan per ndertim te paligjshem ne qender te Durresit, prane portit, por qe pas nje beteje gjyqesore fitoi lirine.
Nga shembja e konstruksionit metalik, nuk pati demtime tek banoret dhe punetoret e pallatit.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...