Google ADS

Shembet godina, lëndohen rëndë dy vetë duke nxjerrë skrap

14:12 | 7 Korrik 2018
Arbresh.info

Dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa ishin duke nxjerrë skrap.

Ngjarja ndodhi në ndërtesën e ish-Uzinës së Laçit. Sipas të dhënave të para mësohet se një pjesë e ndërtesës u shemb dhe i zuri poshtë kërkuesit e skrapit.

Drilon Lamaj dhe Dashamir Hajha a morën plagë të rënda dhe u dërguan në spital. Në godinën e ish-Uzinës së Laçit çdo ditë ka njerëz në kërkim të skrapit. Aksidente të tilla, aty ka patur edhe vitet e kaluara./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme