Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD dhe ish ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu ka komentuar urdhrin e ri në spitale, ku përcaktohet regjim i ri dhe orar i unifikuar i vizitave për pacientët.
Shehu shprehet se ky urdhër nuk është vetëm një gabim i thellë menaxherial spitalor, por është shprehje e largimit tërësor të qeverise nga çdo element autonomie.
Reagimi i Tritan Shehut:
Nje urdher jo vetem shterpe ne ide per spitalet e vendit ai qe u publikua sot, por dhe qe pasqyron nje mentalitet te Rilindjes ultra centralist e te rrezikshem ne terresi.
E pa imagjinueshme kjo qe po ndodh me sistemin tone shendetesor, tashme gati per tu shndruar me shume se dhe nje repart ushtarak ne centralizmin e tij.
Jo vetem nuk mund te flitet per autonomi spitalore, “spitali ndermarje” etj ide zhvilluese, por po kalohet nen nje trysni, qe edhe ne diktature nuk ishte mbi spitalet.
Pa asnje dyshim ky nuk eshte vetem nje gabim i thelle menaxherial spitalor, eshte shprehje e largimit teresor te Qeverise nga cdo element autonomie, decentralizimi, demokracie e ekonomie tregu.
Eshte shprehje autokracie, jo larg diktatures!
Te dashur miq, lexojeni vete, nuk do tu besoni syve…spitaleve te vendit u caktohen edhe oraret e vizitave, takimeve deri ne minuta, reanimacioneve po keshtu!!!
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...