Shehu: Argatët e Serbisë i dëmtuan interesat kombëtare

19:56 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për çështjen e “shkëmbimit të territoreve” mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shprehet se tellallët dhe iniciuesit e kësaj nisme, folën dje në Samitin e Diasporës në Tiranë.

Ai shkruan se kjo ide ka krijuar një dëm të madh ndaj interesave kombëtare shqiptare duke shtuar se “argatët do të detyrohen të thonë diçka më të qartë pas disa ditësh, gjatë vizitës së autorit të kësaj ëndrre për Serbinë e Madhe, por pa dhënë detaje dhe emra konkretë.

“Tellallet e teorise se “shkembimit te territoreve” kane filluar tashti te “belbezojne”! Por fatkeqesisht demi i krijuar nga ata ndaj interesave tona kombetare, edhe deri me sot, eshte shume i madh.

Besoj se i degjuat keto dy dite, ose kerkonin ta anashkalonin, ose ta kamuflonin thelbin e “vepres” se tyre zeher, duke e sheqerosur nga jashte ate. Ky ishte dhe lejtmotivi i kesaj konference te diaspores, te fshiheshin si struci, te paraqiteshin ashtu sic nuk jane, te shisnin “piperin per sheqer” .

Ndoshta keta “argate” do te detyrohen te thone dicka me te qarte mbas disa ditesh, gjate vizites se autorit te kesaj endre per “Serbine e Madhe”. Por ne fakt koha nuk punon me per ata, kjo eshte pozitivja dhe u dallua qarte edhe ne ate konference, negativja eshte te ajo cfare ka ndodhur deri me sot. Do te duhet shume kohe, energji e mund qe ajo te tejkalohet plotesisht”, shkruan Tritan Shehu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme