Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i bën thirrje shqiptarëve që t’i bëjnë edhe vaksinat ruse apo kineze. Në një komunikim në rrjetet sociale, Shehi thotë se Rama po i përdor këto vaksina për pazare me Arabinë dhe Turqinë. Sipas tij, nuk është e nevojshme të përdoren këto dy shtete për të marrë vaksinat nga Kina dhe Rusia. Shehi shpreson që vaksinat e tjera kur të vijnë të jenë evropiane.
“Kanë ardhur vaksinat kineze dhe ruse. Unë dal kundër kolegëve të mi, shqiptarët ta bëjnë vaksinën, unë them duhet bërë edhe pse janë kineze ose ruse, do më kishin pëlqyer të ishin perëndimore, do më kishin pëlqyer të kishin ardhur me kohë, që deri më sot të ishin vaksinuar 10%, por janë vaksinuar vetëm 2%.
Vaksinat mirë se erdhën kineze ose ruse, e di se janë më pak eficente, e di që perëndimi është dyshues. Unë them që mos përdoren politikisht. Nëse ishin për tu marrë ruse dhe kineze, këto janë shtete të mëdhaja dhe kanë dinjitet të vetin, mund të merreshin direkt. Për të marrë vaksinë kineze shkohet në Turqi, për të marrë rusen duhet të shkohet në Arabi. Përse bëhet kjo, pse duhet përdorur politikisht.
E di pse merren nga këto vende, për të krijuar idenë e horrllëqeve të kësaj qeverie se po na ndihmojnë dhe duan shpërblim ato vende. Nuk bëhet pazar me shëndetin e shqiptarëve me vende të dyshimta. Unë po them, faleminderit për vaksinën, por shpresoj që vaksinat e tjera të jenë evropiane. Por edhe nëse do jenë kineze apo ruse, Kina dhe Rusia janë më serioze se nga këto që i kanë marrë”, – tha Shehi.
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...