Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se nuk është kundër bixhozit si princip, por kundër masivitetit që ndodhet në Shqipëri duke i dhënë një formë të keqe jetës urbane. Shehi komentoi kështu ndryshimet në ligj për mbylljen e lojërave të fatit.
“S’jam kundër, por në Shqipëri është bërë kaq masive, është bërë kaq e pranishme dhe fizikisht, sa që me thënë të drejtën i ka dhënë një formë të keqe jetës urbane dhe zonave rurale. E kalojnë masën dhe si çdo gjë që kalon masën, që ekzagjerohet, them se duhet të frenohet. Duhet ti themi stop. Shoqërisë mund ti vijnë stade të tjera ku më e qetë mund ti provojë këtë lloj zbavitje”.
Shehi tregoi për të mirat dhe të këqijat e të gjithë kësaj situate në shoqërinë tonë.
“Kjo ka një të mirë të madhe, do të fillojmë të mendojmë të paktën në aspektin moral. Sigurisht që ka edhe disa të këqija që po ti marrim në konsideratë janë: do të humben disa vende pune, jo pak por me mijëra. Do humben edhe 40-50 milionë nga buxheti i shtetit. Do të humin edhe 4-5 mijë qira, se këto qëndronin në disa ambjente. Nga ana ekonomike është goxha humbje, por unë them megjithatë, prap ia vlen.”
Biznesi i basteve shihet si një biznes apriori kriminal:
“Jo, biznesi i basteve mund të jetë edhe më i lehtë se sa biznesi i bixhozit puro klasik. Kur flasim për bixhoz e kemi fjalën për makinat elektronike që përpijnë miliona lekë të një kategorie që me thënë të drejtën janë relativisht dhe të varfër.”
Sipas Shehit, prania e shpeshtë e lojërave të fatit afektoi dhe infektoi një pjesë të shoqërisë.
“Kemi një risk që një pjesë e kësaj loje mund të bjerë në duar më të pista nga këto që janë. Një shoqëri si kjo e jona do ti japi të gjitha interpretimet e mundshme pastaj. Do të kalojë nëpër kanale abuzive si një herë e një kohë. Janë të gjitha këto efekte negative. Por në përgjithësi ideja që po zhduken nga qendrat e qyteteve kjo për mua është pozitive.”
“Në qoftë se ky (kryeministri) mbyll këto me mijëra pika të vogla, mbyll nja 10 biznese që janë shqiptare, nga këto që marrin dhe rroga duke filluar nga pastruesja deri tek i zoti që ka dhënë lokalin me qira dhe e bën këtë punë për t’ja lënë një apo dy duarve në mënyrë abuzive online është më keq se kaq. Kjo do të jetë shumë më e turpshme nga ajo që ka ndodhur deri më sot.”
I pyetur nga moderatori i emisionit “Provokacija” Mustafa Nano nëse shqiptarët janë një popull bixhozxhi, Shehi u shpreh:
“Të gjithë të varfërit janë. Pse është bixhozi? Mirazh i një pasurimi të shpejtë. Të punësuar janë reth 8-10 mijë veta. Prandaj unë këtu sugjerova që përtej kësaj shpejtësisë që kryeministri ka për reforma për ti mbyllur, unë do të thoja që është e drejta e tyre ligjore dhe ekonomike që ky proces të shtrihet jo në 3 muaj, por minimalisht nga 6 muaj deri në 1 vit që tu japim shans këtyre zotërive që të mbyllim kontratat me qiramarrësit me punëtorët. Një pjesë e punëtorëve të ketë kohë që të riciklohet nëpër fusha të tjera të tregut, një pjesë e kapitalit të rimendohet se ku duhet të zhvendoset në një biznes tjetër. Këtë gjë fare mirë një qeveri që është serioze e bën. Duhet ta mbyllim, por me rregullat që mbyllet një gjë.”
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...