Google ADS

Shehaj komenton uljen e avionit

19:13 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

Përmes një postimi në facebook, ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka komentuar uljen emergjente të avionit ‘Blue Panorama’ në Rinas për shkak të një defekti.

Shehaj thotë se Autoriteti Civil është kapur nga kompania dhe ka braktisur qytetaret sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.

Statusi i plotë i Agron Shehajt:

Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë sot agjent marketingu i kompanisë Blu Panorama për të gënjyer shqiptarët mbi seriozitetin e defektit që pësoi një nga avionët e saj para dy ditësh, çfarë çoi në ulje të rrezikshme emergjence.

Autoriteti është kapur nga Kompania dhe ka braktisur qytetaret sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar dhe të pavarur ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.

Vetëm gjatë vitit të fundit, avionët e Blu Panorama qe operojnë me Shqipërinë kane bërë 3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve.

Autoriteti i Aviacionit Civil, në vend që të komandohet nga kompania ajrore, duhet ta vendosë para përgjegjësisë për masat e nevojshme për të ulur riskun, dhe madje pse jo, të paralajmërojë kompaninë për heqjen e lejes së fluturimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme