Në një intervistë për ‘News 24’, shefi i Policisë Rrugore, Erion Ahmeti tha se ky aks po ashtu edhe rrugë të tjera interurbane kryesore dhe dytësore si edhe bulevarde ku ka pasur raste të mjeteve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara monitorohen me radar 24 orë.
Nga analiza që është bërë nga policia rrugore në mbyllje të sezonit turistik ka rezultuar se shkelja më e shpeshte e drejtuesve të mjetit ka qenë parakalimi i gabuar që a sjellë jo vetëm aksidente por edhe trafik te renduar në shumë akse.
Shkelësit më të mëdhenj të kodit rrugor kanë rezultuar emigrantët. Në nisje të vitit të ri shkollor shefi i komisariatit rrugor Erion Ahmeti tha se është hartuar një plan masash për të patrulluar pranë shkollave dhe për të kontrolluar mjetet që janë licencuar për të transportuar nxënës.
Falë masave të marra nga ana e policisë krahasuar me një vit më parë në kryeqytet janë shënuar 30 % më pak aksidente me pasojë vdekjen.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...