Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nënshkruan të dielën në Bruksel një Memorandum Mirëkuptimi mbi përparësitë e përbashkëta, përfshirë angazhimin për të përdorur vetëm ofruesit e pajisjeve të besuara për rrjetin 5G të teknologjisë.
Sekretari Blinken e takoi kryeministrin shqiptar në Bruksel, teksa të hënën do të nis një takim i nivelit të lartë i aleancës së NATO-s.
“Mendoj se ne jemi duke dhënë një shembull shumë të fortë së bashku këtu sot, veçanërisht mbi nevojën për t’u siguruar që kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe rrjetet tona më të ndjeshme që kemi, të punojmë me palë të besueshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani dhe mendoj se është një mesazh i fuqishëm për t’u dërguar. Në një aspekt më të gjerë, unë jam vërtet mirënjohës për punën që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qenë në gjendje të bëjnë së bashku në shumë fusha të ndryshme, duke përfshirë stërvitjen Defender 21 që e bëmë me kaq sukses. Presim me padurim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje dhe në të gjitha aspektet, ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Kryeministri Rama tha se “është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Për mua e për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm, sepse, siç besoj ju e dini, kemi ndërmarrë këtë nismë nga ana jonë që prej disa vitesh e duke i kërkuar edhe të tjerëve, vendeve në rajon që të bëhen pjesë e që të gjithë sëbashku të bëjmë përpjekje për një korridor të sigurtë komunikimi e për ta vënë këtë korridor komunikimi të shërbimeve shumë kritike në duart e qytetarëve të Shqipërisë, institucioneve shqiptare, forcave të sigurisë e të mos lejojmë që të komprometohet nga aktorë të tretë që nganjëherë janë aktorë dashakeqë. Ndaj është përherë krenari për Shqipërinë që të jetë krah jush dhe që të jetë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës përherë. Kështu që faleminderit shumë për këtë e shpresoj që sëbashku, ne të mund t’i bindim edhe miqtë e tjerë në rajon për tu bërë pjesë e kësaj”, tha kryeminstri shqiptar.
Uashingtoni prej kohësh ka nisur një iniciativë për “rrjet të pastër”, për t’u mbrojtur nga kërcënimi i privatësisë së të dhënave. Po ashtu mbron pronësinë intelektuale dhe sigurinë kombëtare.
Veç Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut e Kosova kanë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me SHBA për rrjetin 5G të teknologjisë./voa
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...