Mbrëmjen e së enjtes është organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë një ceremoni për rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Ceremonia për shënimin e 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA u mbajt në rezidencën amerikane në Tiranë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues të lartë të shtetit, ministra, ish-ministra, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artistë etje.
Ajo që ra në sy gjatë mbrëmjes ishte qëndrimi bashkë i Presidentit të Republikës, Ilir Meta me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi edhe pse Parlamenti ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Shtetit.
Në fjalën përshëndetëse, e ngarkuara e misionit të SHBA, Leyla Moses-Ones përshëndeti të pranishmit dhe bëri një rezyme të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri.
“Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë nga korrupsioni, lirinë për të zgjedhur se cilët jemi dhe se çfarë besojmë dhe çfarë themi, lirinë për të krijuar një gjyqësor të pavarur, dhe lirinë për të studiuar, punuar dhe ndjekur lumturinë. Ndërsa Shqipëria punon drejt këtyre lirive dhe vazhdon të ndërtojë institucione të forta demokratike, Amerika do të qëndrojë në krahun tuaj”- tha Lejla Moses-Ones.
E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë e cilësoi si të jashtëzakonshëm bashkëpunimin e këtij viti, ndërsa theksin e veçantë e vendosi te reforma në drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja.
“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm gurësh kilometrikë. Lidhjet tona dypalëshe dhe shumëpalëshe ushtarake, të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit janë më të ngushta se kurrë përmes investimeve si Baza Ajrore e Kuçovës, shkëmbimet tona akademike dhe kulturore po lulëzojnë, reformat e sektorit të drejtësisë janë duke ecur përpara me organet e pavarura të KLP dhe KLGJ të themeluara dhe duke punuar fort për të ngritur SPAK, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatat më të larta. Kemi shtuar përpjekjet për të forcuar median dhe për të ndërtuar shoqërinë civile dhe për të ndihmuar kushtet për një rritje të fortë ekonomike”- u shpreh Lejla Moses-Ones./opinion.al
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...