Edi Paloka, pjesë e grupit të Rithemelimit, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, pas takimit që ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot me Enkelejd Alibeaj duke e njohur, sic shkroi ajo, si kryetarin në detyrë të PD.
Me një gjuhë të ashpër ndaj ambasadores amerikane, Paloka shkruan se takimi është më tepër se turp, është shkelje jo vetëm e cdo etike, por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
“Ky është më tepër se turp, është shkelje e jo vetëm e çdo etike por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë!
Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor më 25 prill ; që ka dalë hapur në mbeshtetje të qeverisë më të korruptuar në rajon ( sic e cilëson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe që prej kohësh është angazhuar në vetë të parë në përcarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarrë një akt të fundit , gjithnjë në shërbim të të njëjtit qëllim.
Zonja ambasadore, me arrogancë , tregon se jo vetëm nuk respekton Konventen e Vjenës po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithëse flet gjithë kohën për drejtësinë.
Ti zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash, po nuk mund të vendosësh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lirë të demokratëve shqiptarë!”- shkruan Paloka në një postim në facebook./TopChanel/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit