9 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Ambasada Amerikane në Tiranë për nderë të kësaj dite, ka thënë përmes një shkrimi në facebook se korrupsioni luftohet përmes demokracisë, ndërtimit dhe forcimit të institucioneve qeveritare, kufizimit të vizave e vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve të korruptuar.
Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar. Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global.
Ja dhe njoftimi i poltë i Ambasada Amerikane në Tiranë:
Justin dhe Hailey Bieber postojnë fotografi të portretit fam...
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...