SHBA i dorëzoi dje, 6 automjetet e para të blinduara ushtrisë shqiptare, në një ceremoni zyrtare, ku mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Donald Lu. Në mjediset e Forcës Tokësore në Zall Herr u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të 6 mjeteve të para të blinduara të dhuruara nga qeveria e SHBA-ve me vlerë 300 mijë dollarë.
Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.
Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, ambasadori amerikan, Donald Lu theksoi rolin e Shqipërisë si një aleat i veçantë i Shteteve të Bashkuara në kontinentin tonë dhe përmendi avantazhet që përfaqësojnë këto mjete.
“Ju (Shqipëria) jeni vetëm një nga 4 aleatët e NATO-s në Europë, që merrni këto makina të avancuara. Qeveria e SHBA është e përkushtuar të forcojë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s. Kjo aftësi e re do të jetë një hap vendimtar që FA të Shqipërisë të arrijnë objektivin parësor të NATO-s që të kenë një grup këmbësorie të modernizuar plotësisht operacional dhe autonom deri në 2019”, – tha ambasadori Lu, i cili përgëzoi shefin e ri të Shtabit të FA, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku si dhe falënderoi ministren Kodheli “për vitet e saj të shërbimit të përkushtuar në mbështetje të FARSH”.
Ministrja Kodheli shprehu mirënjohjen dhe falënderimet ndaj qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ajo i cilësoi si “aleat dhe mik strategjik”.
Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Kodheli theksoi se historia e marrëdhënieve tona është e shtrirë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë të reformimit të Forcave të Armatosura. “Nuk mund të largohem pa nënvizuar me forcë faktin se këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore, si dhe njëkohësisht të shpreh mirënjohjen time personale për burrat dhe gratë në uniformë për këtë ndihmë të pakursyer”, – theksoi ajo.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...