Ditën e sotme, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zhvilluar një takim me deputetët më të rinj të Parlamentit të Nxënësve, përfaqësues të shkollave 9-vjeçare.
Në fokus të takimit ishte fillimi i vitit të ri shkollor, ku “deputetët” kanë treguar jo vetëm për eksperiencën e tyre gjatë këtij viti që mbyllëm, por edhe se si do të fuqizojnë zërin e nxënësve vitin e ardhshëm shkollor.
“Folëm në veçanti për mësimin online (platformën e unifikuar), programin RTSH Shkolla dhe unifikimin e planeve mësimore në mënyrë që të gjithë të mësojnë paralelisht në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht tekstit që ata përdorin”, nënvizon Ministrja Shahini.
Ndër të tjera, ajo shprehet se përfaqësuesit kanë sugjeruar gjithashtu që “vitin e ardhshëm shkollor të fokusohemi në veçanti tek lëndët shkencore, sidomos tek ato të cilat janë zhvilluar për herë të parë gjatë këtij viti shkollor”.
Në fund, znj. Shahini cilëson se diskutime të tilla “kanë rëndësi të veçantë pasi nxënësit ngrenë çështje të ndryshme dhe japin sugjerime të vlefshme për përmirësimin e mëtejshëm të politikave tona arsimore”./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...