Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, së bashku me Përfaqësuesin e UNICEF Albania në Shqipëri Z. Roberto De Bernardi, ka vizituar shkollë 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë dhe ka ndjekur nga afër masat e ndërmarra në kuadër të protokolleve shëndetësore për masat anti-COVID.
Në një takim në klasë me disa nxënës të klasave të pesta, Ministrja Shahini ka nënvizuar rëndësinë e respektimit nga të gjithë të këtyre rregullave.
“Ruajtja e distancës fizike gjatë hyrjes dhe daljes në shkollë, mësimit në klasë apo lëvizjes nëpër korridore; mbajtja e maskës; përdorimi i dezinfektantëve apo larja me shumë kujdes e duarve, janë rregulla që duhet zbatuar në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e koronavirusit të ri në shkollë”, cilëson ajo.
Gjatë bashkëbisedimit nxënësit janë shprehur se mezi kishin pritur të ktheheshin në bankat e shkollës për t’u takuar me shoqet e shokët e klasës dhe për të plotësuar me orë shtesë mësimin e zhvilluar në kushte shtëpie. Njëkohësisht, nxënësit premtuan se do të ndjekin me përpikëri protokollet e kujdesit shëndetësor.
Ndërkohë, Ministrja Shahini shpreh falënderim për partnerët zhvillimorë, posaçërisht për “UNICEF Albania”, asistenca e të cilëve do të ndihmojë që fillimi i këtij viti të vështirë shkollor të jetë sa më i suksesshëm.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...