Ministrja Besa Shahini ka njoftuar ditë e sotme, se data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.
Menjëherë pas kësaj, një reagim vjen nga Partia Demokratike, ku shkruajn se: Rekordet e Edi Ramës me arsimin e lartë janë të njëjta me rekordet e tij për zgjedhjet. Kur nuk i fiton dot, përdor çdo mjet të pistë për pushtetin e tij. Mbajtja e zgjedhjeve në arsimin e lartë pa pedagogë dhe studentë, në kulmin e masave të jashtëzakonshme, nuk ndryshon nga akti i tij kriminal i 4 viteve më parë, kur tentoi të kapë Universitetin e Tiranës përmes Emiljano Shullazit.
Pas kësaj, ministrja Shahini ka reaguan me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde.
Postimi i plotë:
“Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete. Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.
Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim”, shkruan Shahini.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...