Shahini: Në Shqipëri nuk ka një kulturë “Pandëshkueshmërie” për rastet e abuzimeve me minorene

19:15 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social, ka shprehur se ndjehet zemërthyer për secilin rast të ngacmimit apo abuzimit seksual me minorene, të cilin nuk kanë arritur ta parandalojmë.

Duke folur për masat e marra, Ministrja Shahini ka nënvizuar se për secilin rast të zbuluar apo denoncuar janë marrë menjëherë masat e nevojshme, si shkarkim apo pezullim nga puna, vazhdim i thelluar i hetimeve, si dhe mbështetja me shërbime psikosociale për viktimat e ngacmimit apo abuzimit.

Ajo theksoi se në Shqipëri nuk ka një kulturë “Pandëshkueshmërie” për rastet e abuzimeve.

Kur rastet denoncohen, personat përgjegjës ndëshkohen menjëherë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme