Të moshuarit që jetojnë vetëm në Shqipëri po shtohen çdo ditë. Të dhënat e fundit të cens tregojnë se 10.8 për qind e personave të moshës së tretë jetojnë vetëm.
Ekspertët e geriatrisë, kanë marrë në analizë situatën e të moshuarve dhe kanë nxjerrë në pah se 19 për qind e tyre kanë paaftësi të ndryshme, shkruan euornews.al.
Me rritjen e moshës, edhe shkalla e paaftësisë rritet, nëse për grupmoshën 65-69 vjeç shkalla e paaftësisë për burrat është 9 për qind dhe 12 për qind për gratë, pas moshës 85 vjeç shkalla e paaftësisë prek 40 për qind e burrave dhe 47 për qind të grave.
Ndërsa gjashtë problemet më të shprehura tek moshat e treta janë shikimi, dëgjimi, lëvizshmëria, përkujdesja për veten dhe komunikimi.
Hipertensioni është sëmundja nga e cila vuajnë thuajse të gjithë të moshuarit.
Një studim me anë të pyetjeve drejtuar të moshuarve ka nxjerrë në pah se 11 për qind nuk kanë askënd që të kujdeset për ta , ndërsa 16 për qind nuk kanë askënd që mund t’i besojnë dhe flasin me të.
Me rritjen e jetëgjatësisë numri i të moshuarve do të vijojë rritet e paralel dhe nevojat e tyre për kujdes socio-shëndetësor.
Projeksionet e hartuara nga ekspert na tregojnë se numri i të moshuarve nga 90 mijë e 900 në 2020, pritet të shkojë në 130 mijë e 400 në 2030 dhe 161 mijë e 100 në 2050.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...