Google ADS

Sfidat e Shqipërisë për 2018-ën!

22:42 | 1 Janar 2018
Trina Galanxhi

2017-ta i solli Shqipërisë një marrëveshje historike, ose të paktën si e tillë shihet e interpretohet reforma në drejtësi.

Në sitën e hetimit për korrupsion do të kalojnë të gjithë politikanët drejtues nga 1991 e deri më sot. Por cilat janë pritshmëritë për vitin 2018?

DW e nis pikërisht nga gjyqësori. Me ngritjen e trupës së vettingut, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, reforma në drejtësi në Shqipëri ka hyrë tanimë në një rrugë pa kthim pas thotë ajo.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kompetenca për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin aktiv dhe pasiv në nivelet më të larta, pa kursyer gjithë drejtuesit e shtetit, të Qeverisë, Parlamentit, deputetë, kryetarë partie, funksionarë të lartë në administratën publike gjatë 26 viteve, që nga viti 1991 e deri më sot./DW/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme